Adrian Gurma mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës

U nda sot nga jeta në moshën 79-vjeçare legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Lefter Çipa.

Cipa ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë ndër vite që pati me një sëmundje të rëndë. Lefter Çipa njihet nga mbarë populli shqiptar si mjeshtri i madh i poezisë popullore.

Për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës, kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka përcjellë një mesazh ngushëllimi.

“Nga sot pa Lefter Çipën!

Iku princi i polifonisë,kalorësi i lirikës,vjershëtori i Jonit e Akrokerauneve.

U prehsh në paqe biri i këngës?”, nënvizon Gurma. /Sarandanews.com/