VIDEO/ “Gjirokastra në 100 sekonda gjatë vitit 2020”

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka publikuar një video përmbledhëse të disa prej punëve dhe angazhimeve kryesore të bashkisë gjatë vitit 2020, ku fokusi më i madh ishte sigurisht menaxhimi i situatës së krijuar nga pandemia e Covid.

Golemi ndër të tjera përmend disa prej investimeve, si ai që po bëhet në Lazarat për ujësjellësin e ri, rikonstruksioni i Teatrit “Zihni Sako” etj.

Postimi i plotë i Golemit.

Viti 2020 në 100 sekonda. Nga ndihma që iu dhamë qindra familjeve gjatë karantinës te nisja e disa investimeve të rëndësishme si ujësjellësi i Lazaratit apo rikonstruksioni i Teatrit “Zihni Sako”. Përfunduam ndriçimin e rrugës së “Zinxhirave”, ndërtuam një kënd lojërash në lagjën “18 Shtatori”, si dhe rehabilituam disa rrrugë të brendshme nëpër fshatra.

Në ditët e fundit të këtij viti mbyllëm procedurat për nisjen e punimeve në parkingun nëntokësor te Sheshi “Çerçiz Topulli”.

2021 s’ka asnjë dyshim që do të jetë një vit më i mirë për Gjirokastrën dhe mbarë shqiptarët. 
#Besim&Shpresë!