Në fshatin e Mirditorëve në Konispol

Një histori ndryshe vjen nga fshati Shëndëlli i Konispolit.

Fshati ndodhet në jugun e thellë, por pjesa e më madhe e banorëve janë nga veriu.

Rreth 70% e janë mirditorë, një pjesë dibranë e shumë pak janë vendas.

Pas rënies së diktaturës thonë se u vendosën aty për të ndërtuar një jetë më të mirë për familjet e tyre.

Fshati ku kam lindur dhe rritur unë quhet fshati Mërkurth i rrethit të Mirditës, është fshati i fundit që kufizon me Dibrën. Kushtet e jetesës ishin shumë të vështira. E vetmja gjë që punohet atje është misri dhe patatja. Në kohën që erdhëm ne, kodra ishte e papolluar. Nuk ka pasur asnjë shtëpi banimi.” thotë një banor.

Në atë kohë në Shëndëlli kishte shumë pak shtëpi.

“Erdhëm sepse këtu bashkohen të gjitha mrekullitë e botës, është lumi, deti, mali, fusha. Këtu janë të gjitha. Me vendndalinjtë shkojmë mirë.” 

Me besim kryesisht katolik, Krishindjet dhe Vitin e Ri i festojnë bashkë.

Por për shkak të pandemisë këto festa nuk ishin  njësoj.

Banorët punojnë e investojnë në fshat pasi thonë se nuk duan të largohen. Por vëmendjen e bashkisë Konispol thonë se e nuk e kanë ndjerë kurrë.

“Rruga lë për të dëshiruar. Jetojmë vetëm me forcat tona” thotë një banore.

Të vetëpunësuar kryesisht në bujqësi  blegtori, banorët  Shëndëllisë janë nga të paktët që nuk duan të braktisin fshatin.