Thyhen gjatë natës dy makina në Sarandë, shoqërohen dy persona në polici

Dy automjete janë thyer dhe vjedhur gjatë natës së kaluar në Sarandë.

Ngjarja raportohet në Saranda, ku sipas të njëjtave burime, policia ka shoqëruar 2 persona të dyshuar si autor të ngjarjes.

Mësohet se qëllimi i thyerjes së automjeteve ka qenë vjedhja, ku në njërën prej automjeteve është vjedhur një kasetafon dhe në tjetrën vetëm 200 lekë të reja.