Stadium, moshat në Superiore dhe financa të garantuara, Butrinti afron një brazilian për Kategorinë e Parë

Butrinti i Sarandës është një nga ekipet më të mirëorganizuara në Kategorinë e Dytë, kjo edhe sepse ka qenë në Kategorinë e Parë, e madje duke luajtur edhe me shumë dinjitet duke pretenduar elitën, e për më tepër që tek sarandiotët kanë luajtur futbollistë që spikatën në elitë si: Demi, Rapa, Aleksi etj.

Por, sarandiotët ranë në Kategorinë e Dytë, e megjithatë, stadiumi “Andon Lapa” është më i mirë edhe se disa ekipe të Superiores, pa thënë se është bërë një punë e mirë me moshat, madje skuadra U-19 është në Superiore, ndërsa drejtuesit duke filluar që nga Bashkia e Sarandës, stafi teknik,  drejtori i klubit Albert Çakuli, një nga emrat e spikatur në  futbollin sarandiot, apo dhe stafi me në krye, “Bekenbauerin shqiptar”, Milto Gurma që drejton ekipin, por kanë bërë një goditje në merkato duke afruar Mario Gurmën që me eksperiencën e vet në kampionatin italian në nivele të larta apo dh në Greqi, po ndihmon shumë që Butrinti të rikthehet në të Parën.

Infrastruktura mjaft e mirë që është nga kriteret bazë për ekipet që duan të ngjiten, apo dhe lojtarët mjaft cilësorë, kanë bërë që drejtuesit të kenë synim Kategorinë e Parë, pasi asgjë nuk mungon, financiat janë të garantauara, pa thënë se kanë stadium me të tëra kushtet, ndryshe nga disa ekipe që luajnë në fusha që shndërrohen në moçale në dimër.

Ndërkohë që në merkato është afruar një qendërmbrojtës brazilian mjaft cilësor dhe pritet edhe një tjetër futbollist nga vendi samba, jo nga ata që enden në Shqipërio, por enkas nga Brazili për Butrintin që synon rikthimin në të Parën…Një qytet si Saranda, e meriton të përfaqësohet mes ekipeve me emër të së Parës, pasi “kostumi” i së dytës nuk u shkon aspak për shtat sarandiotëve./VipSport/