Prefekti Mamaj takim me Alket Qëndron: Porti Sarandës vijon aktivitetin e vet në fushën e projekteve ambicioze

Në turin e analizave vjetore që po zhvillohen në të gjitha degët territoriale të qarkut Vlorë, sot Prefekti Z. Flamur Mamaj mori pjesë gjithashtu në analizën e Portit Detar sh.a Sarandë, i cili edhe pse në kushte pandemie ka vazhduar aktivitetin e vet në fushën e projekteve ambicioze afatgjata dhe afatshkurtra, të cilat garantojnë një vazhdimësi të suksesit në rritjen e nivelit të shërbimeve, të vizitorëve të huaj dhe vëndas, në përpunimin e kroçierave dhe jahteve…

Prezantimi dinjitoz nga drejtori i Portit Sarandë, z.Alket Qëndro për vështirësitë e kaluara si dhe planin e masave për 2021, dha sigurinë e një parashikimi optimist, në të gjithë treguesit ekonomikë e financiarë të këtij viti.

Në konkluzionet e kësaj analize, Prefekti vendosi theksin tek problematikat, tek mënyra e zgjidhjes së tyre si dhe tek bashkëpunimi institucional.