Skandali/ Çahet rruga në Borsh, e pakalueshme. Vetëm pak kohë më parë u rregullua
Pamjet që shihni në foto tregojnë rrugën në dalje të fshatit Borsh.
Rruga është bërë totalisht e pakalueshme pas situatës së reshjeve të shiut.
Ndërkohë vetëm pak kohë më parë rruga u bë dhe është në mirëmbajtje nga kompania Salillari, ndërsa mjaftuan disa reshje shiu për ta sjellë atë në gjendje të pakalueshme.