Shifrat befasuese: Gjirokastra, qyteti me më shumë të infektuar dhe jetë të humbura nga Covid
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë një studim të shifrave të Covid-19 në vendin tonë. Ndryshe nga sa mendohej, nuk është Tirana ajo që ka përhapjen më të madhe të virusit, por Gjirokastra.
Në një analizë të hollësishme të publikuar në profilin e tij në Facebook, Alimehmeti shkruan se është krijuar ideja se Tirana është më e prekura, por ajo ka më shumë banorë.
Shkrimi i Alimehmetit
“Nëse i torturon mjaftueshëm të dhënat, ato do të rrëfehen”. Cit.: Prof. Ronald H. Coase
Miqtë e mi, është koha t’i hedhim një sy më të hollësishëm të dhënave tona zyrtare! Sllogani “Test, Test, Test” i OBSH-së tashmë na del dhe në ëndërr por rëndësinë e vërtetë ndoshta e kemi anashkaluar. Le të shohim të dhënat tona dhe të kuptojmë më shumë! Ministria e Shëndetësisë na ofron përditë një buletin të dhënash që ka nevojë për një përpunim më të qartë në mënyrë që të jetë më i përtypshim për popullatën e gjerë.
Është krijuar përshtypja e rreme se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekshmërisë, ku shohim se Tirana ka pasur 30.500 raste ndërsa qarku i dytë është Fieri me 5.855 raste ku gabimisht duket sikur Tirana ka 5.2 fish më shumë raste.
Kjo është pjesërisht e kuptueshme sepse është qarku me numrin më të lartë të popullsisë dhe me dendësinë më të lartë të saj, por VETËM PJESËRISHT! Për të rregulluar këtë fenomen mjafton të shprehen të dhënat për çdo 100.000 banorë dhe jo në vlera absolute. Nëse e bëjmë vërejmë se rastet e evidentuara për 100.000 banorë sipas qarkut riformatohen shumë.
Në detaj:
Gjirokastër 3.616 raste/100 mijë banorë
Tiranë 3.366 raste/100 mijë banorë
Lezhë 2.725 raste/100 mijë banorë
Berat 2.373 raste/100 mijë banorë
Kukës 2.083 raste/100 mijë banorë
Vlorë 2.184 raste/100 mijë banorë
Fier 2.020 raste/100 mijë banorë
Durrës 1.931 raste/100 mijë banorë
Shkodër 1.971 raste /100 mijë banorë
Korçë 1.733 raste/100 mijë banorë
Elbasan 1.510 raste/100 mijë banorë
Dibër 1.394 raste/100 mijë banorë
Image may contain: text that says ‘Raste Totale COVID-19* *Burimi: Ministria Shöndetësise (21.01.2021) Perpunuar Alimehmeti Raste COVID-19 për 100.000 Banorë* *Burimi: Ministria Shöndetësisë (21.01.2021) Pèrpunuar nga Shk. lir Alimehmeti 5614 2895 1615 3616 4079 2373 3549 1931 3343 3943 1394 3366 2020 2725 4127 1510 Dibër Durrës Elbasan 2083 1733 1971 2184 Gjirokastër Berat Dibër Durres Elbasan Vdekje Totale COVID-19* *Burimi: Ministria Shöndetësisë (21.01.2021) Perpunuar Alimehmeti Gjirokastër Vdekje COVID-19 për 100.000 Banorë* *Burimi: Ministria Shöndetësisë( Pèrpunuar nga Sh Alimehmeti 133 123 41,8 45,8 45,5 40,7 58,9 19,9 Diber Durrès Elbasan 43,2 38,4 34,2 37,0 Kukes Gjirokastër 27,5 Berat Dibër Durrës Elbasan Gjirokastër Korçe Kukes Lezhë’
Vini re se si tashmë numrin më të lartë e ka Gjirokastra dhe Tirana del në vend të dytë. Të njëjtin kuadër shohim edhe me humbjet e jetës. Në total, Tirana ka 534 humbje jete dhe i dyti vjen Durrësi me 133 humbje jete, pra duket sikur Tirana ka 4 fish më shumë vdekje. Nëse e bëjmë llogarinë për 100.000 banorë, Tirana mbetet e para por shifrat janë shumë më të përafërt dhe tani diferenca me Durrësin nuk është 401% por 22% (ridimensionim 401/22 = 18 herë më i ulët).
KUJDES: Siç e dimë të gjithë, diferenca ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjerë nuk është vetëm numri i popullatës, por është edhe fakti se Tirana është zona më e fuqishme ekonomike, administrative dhe politike. Këtë e vëmë re shumë lehtë në numrin e testimeve të kryera në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera.
Në krahasim me Tiranën, për çdo 100.000 banorë:
Berati ka bërë 4.5 fish më pak testime
Dibra ka bërë 5.2 fish më pak testime
Durrësi ka bërë 4.2 fish më pak testime
Elbasani ka bërë 7.4 fish më pak testime
Fieri ka bërë 8.0 fish më pak testime
Gjirokastra ka bërë 2.2 fish më pak testime
Korça ka bërë 6.7 fish më pak testime
Kukësi ka bërë 2.5 fish më pak testime
Lezha ka bërë 3.4 fish më pak testime
Shkodra ka bërë 4.3 fish më pak testime
Vlora ka bërë 5.4 fish më pak testime
No photo description available.
Duke e ditur që “TEST, TEST, TEST” është strategjia e duhur, vëreni se si përqindjet më të ulëta të testimeve pozitive vërehen pikërisht në qarqet ku është testuar më shumë për çdo 100.000 banorë, ku tashmë duket se Tirana është qarku më i mirë, pra me përqindjen më të ulët.
Në detaj:
Fieri 66.4%
Vlora 48.7%
Korça 47.7%
Elbasani 45.9%
Lezha 38.6%
Berati 43.8%
Shkodra 34.4%
Durrësi 33.7%
Gjirokastra 32.5%
Dibra 29.5%
Kukësi 21.3%
Tirana 13.8%
No photo description available.
E për më shumë, për ata që ende kanë dyshime që rritja e testimeve është faktor kyç, vëreni se si numri i rasteve dhe i vdekjeve është më i ulët pikërisht në qarqet ku kryhen më shumë testime. Në detaj, për çdo 1.000 testime:
Fieri ka 664 raste
Vlora ka 487 raste.
Korça ka 477 raste
Elbasani ka 459 raste
Berati ka 438 raste
Lezha ka 386 raste
Shkodra ka 344 raste
Durrësi ka 337 raste
Gjirokastra ka 325 raste
Dibra ka 295 raste
Kukësi ka 213 raste
Tirana ka vetëm 138 raste
E njëjta gjë vërehet me humbjet e jetës, ku për çdo 1.000 testime:
Elbasani ka 13.8 humbje jete
Fieri ka 13.4 humbje jete
Korça ka 9.4 humbje jete
Durrësi ka 8.0 humbje jete
Berati ka 7.7 humbje jete
Shkodra ka 6.5 humbje jete
Vlora ka 6.1 humbje jete.
Lezha ka 6.1 humbje jete
Gjirokastra ka 4.7 humbje jete
Dibra ka 4.2 humbje jete
Kukësi ka 3.9 humbje jete
Tirana ka vetëm 2.4 humbje jete
Shifrat janë kokëforta miqtë e mi dhe nuk të lënë të hamendësosh. Prandaj shtimi i testimeve të shpejta është element kyç dhe duhet të liberalizohen dhe të përdoren masivisht. Duke testuar më shumë duket sikur shifrat shkojnë më keq në afatshkurtër, por në fakt thjesht na vënë në dukje atë çka ndodh realisht me apo pa testime, por duke na mundësuar veprimin, i cili në mangësi testimesh është detyrimisht më pak i informuar dhe më i pasaktë.