Revolta e Hariz Memës: Ne përmbytemi kurse qeveria darkon si e babëzitur në Dubai, s’jemi të varfër por na kanë vjedhur

Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, ka komentuar darkën e një pjesë të qeverisë në Dubai.

Përmes një posimi, Mema shfaq “revoltën” e tij për atë darkë, duke shkruar se  Shqipëria nuk është e varfër por e vjedhur.

“Ndërkohë që Shqipëria përmbytet, qeveria darkon si e babëzitur me taksat e shqiptarëve në restorantin më luksoz në Dubai.

Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur”, shkruan Mema i cili dhe vetë është një pasionant i ngrënies së mishit. /Sarandanews.com/