PD e Vlorës në zyrat e një shtetasi të akuzuar si pjesë e krimit të organizuar, reagon Alket Hyseni

Nga Alket Hyseni

“Ambientet e reja në të cilat do të vendosen Zyrat Qendrore të Partisë Demokratike Vlorë për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021”. Ky është mesazhi i bërë publik nga PD e Vlorës, ditën kur prezantoi publikisht vendstrehimin e shtabit të saj elektoral.(shiko fotot)Sipas dokumenteve zyrtare (bashkëngjitur), rezulton se prona e kthyer në “shtëpinë” e re të Partisë Demokratike deri në zgjedhjet e 25 Prillit është në pronësinë e shtetasit Gramos Murataj.

 

Ndonëse nuk dihet në çfarë marrëdhënie kontraktuale apo jo janë marrë këto mjedise në përdorim, ajo çka dihet me siguri është se në së paku tre dalje publike, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike e kanë akuzuar shtetasin Gramos Murataj si pjesë e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës duke kërkuar me insistim zbatimin e ligjit antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë.

“Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj janë të arrestuar dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre”, deklarohej nga selia e SHQUP në një konferencë shtypi në datën 14 Shtator 2018.

Katër ditë më vonë, emri i Gramos Muratajt përmendet edhe nga vet Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai akuzoi Muratajn se ka marrë në dorë 1/3-ën e lojrave të fatit në Shqipëri për të pastruar paratë e pista të drogës”. (Luli e ka zakon që pasi akuzon në konferenca shtypi, shkon dhe bashkëpunon me ata që akuzon, ose duke marrë me qira ambjente luksoze, ose duke marrë një makinë luksoze, ose duke shtuar numrim e vilave).

Pas pak më shumë se dy vitesh, teksa ka vendosur të strehojë shtabin elektoral në mjediset në pronësi të shtetasit Gramos Murataj, Partia Demokratike ka vetëm dy mundësi zgjedhjeje:A) të deklarojë se akuzat e saja publike ndaj shtetasit Gramos Murataj kanë qenë të gënjeshtra dhe personit i është kërkuar ndjesë. B) të deklarojë që u qëndron atyre akuzave, por ka vendosur që të bashkëpunojë e të strehohet në pronat e një personazhi të krimit të organizuar, pronat e të cilit tashmë nuk duhet ti nënshtrohen ligjit antimafia, por duhet të merren në përdorim nga Partia Demokratike për fushatë.