Njerku abuzonte prej 2 vjetësh me 12-vjeçaren, Gjykata e Sarandës jep masën e sigurisë
Një e mitur ka denoncuar në policinë e Ksamilit njerkun e saj se e ka përdhunuar atë prej dy vitesh.
Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.
Denoncimi është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 40-vjeçar.
Vajza denoncon se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj, ndërsa rastet kanë ndodhur kur e ëma nuk ishte prezente në shtëpi dhe vëllai i vogël luante jashtë me shokët.
Më 4 janar e mitura deklaron se pasi i ka shpëtuar përdhunimit të njerkut të saj, ka shkuar në punë e mamasë për t’i treguar ngjarjen.
12-vjeçarja deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar tek tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës.
Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Madje ai e ka kërcënuar atë se nëse e lë do të helmojë veten.
39-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime.
Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.
Për 40-vjeçarin E.XH., gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Nëna e vajzës ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë dhe ishte martuar me 39-vjeçarin me të cilin kanë edhe një djalë 9 vjeç.