Takimi i Martos dhe Gjiknurit në Livadhja, reagon PD: Pushtuan në mënyrë të paligjshme zyrat e shtetit

Kreu i PD Sarandë ka reaguar pas takimit të Damian Gjiknurit dhe Andrea Martos në fshatin Livadhja të bashkisë Finiq.

Mema sulmon deputetët e PD pasi mbledhjen e kanë zhvilluar në zyrat e Këshillit bashkiak të Finiqit

“Partia në pushtet pushton zyrat e shtetit për mbledhje partie!

Fushata elektorale është pranë në kohë dhe partia në pushtet po ndjehet duke premtuar kalimin e ylberit dhe pse për 8 vite kaluan në mjerim qytetarët e Sarandës, Ksamilit, Delvinës, Finiqit e Konispolit.

Tashmë që frika e humbjes i ka tmerruar po përdorin çdo gjë në favor të tyre, madje kanë filluar duke pushtuar zyrat e shtetit, si në rastin e Finiqit, ku pushtuan zyrën e Këshillit Bashkiak për mbledhje të partisë duke shkelur kryekëput ligjin.

Ndërsa ai tjetri pak ditë më parë shkoi mblodhi zyrtarët e policisë së shtetit, të Komisariatit të Sarandës a thua sikur policia është në varësi të deputeteve të Rilindjes, jo e pavarur dhe komplet strukturë në mbrojtje të rendit kushtetues e qytetarëve shqiptar”, shprehet Hariz Mema. /Sarandanews.com/