Ndërtimi i qendrës së riciklimi të mbjetjeve në Sarandë, Gurma inspekton punimet me drejtoreshën e GIZ

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e projektit DKTI-2 të GIZ në Shqipëri.

Ata kanë ndjekur nga afër punën që po kryhet në ndërtimin e Grumbullimit të Mbetjeve të Riciklueshme në Volloder, i cili është një investim i GIZ.

Gurma shprehet se kjo do jetë një mundësi mjaft e mirë për menaxhimin e integruar të mbetjeve, sidomos në peridhën e sezonit turistik, kur ato 3-4 fishohen, çka do të na bëjë edhe më miqësorë me mjedisin

POSTIMI I ADRIAN GURMËS.

Sot me znj.Christine Koenig, drejtore e projektit DKTI-2 të GIZ në Shqipëri,inspektuam punimet për Qendrën e Grumbullimit të Mbetjeve të Riciklueshme në Volloder,investim i GIZ dhe që është një mundësi më shumë për të pasur tjetër qasje,e mentalitet të ri në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sidomos në peridhën e sezonit turistik, kur ato 3-4 fishohen,çka do të na bëjë edhe më miqësorë me mjedisin