Kristo Kiço: E kisha kërkuar rikonstruksionin e kanalit vaditës “Thoma Filipeu”

Shirat e shumtë kanë shkatërruar gjatë natës urën e kanalit ujitës “Thoma Filipeu” në Livinë, Bashkia Finiq.

Kanali ujitës është ndërtuar gjatë viteve të komunizmit dhe shërbente për vadutjen e gjithë fushave të Vurgut.

Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço tha se që ditën e parë të detyrës ka kërkuar nga pushteti qëndror rikonstruksionin e kanalit vaditës “Thoma Filipeu”.

Ai u shpreh se ka 65 vjet ndërtuar dhe vadit rreth 1600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Vurgut.