Historia tronditëse në Ksamil/ Njerku abuzonte me vajzën e mitur, flet gruaja: Më tha e ngatërrova me ty. Pashë pika gjaku

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ksamilin dhe Shqipërinë. Elidon Xhaferri ka përdhunuar vajzën e bashkëshortes së tij, Elentina Xhaferri. Vajza e mitur, vetëm 13 vjeçe, vuante që prej moshës 9-vjeçare abuzimet seksuale dhe përdhunimet nga Elidoni. Ky i fundit shfrytëzonte momentet kur Elentina ishte në punë, largonte djalin e vogël nga shtëpia dhe abuzonte nën kërcënim me vajzën.Pas kaq vuajtjesh, e mitura vendos që të flasë. Ajo i tregon gjithçka tezes dhe më pas të ëmës. Elidoni pranoi gjithçka dhe i tha bashkëshortes se kishte abuzuar me vajzën.Elidoni ishte shumë i dhunshëm, pasi dhunonte fizikisht dhe Tinën. Ai rrihte dhe fëmijët, ndërsa ishte xheloz i sëmurë. Elentina kishte kërkuar disa herë të shkëputej prej tij pas dhunës fizike, por në fund kishte pranuar gjithmonë ta falte.

Ajo ka futur në burg dhe vëllain e saj për Elidonin, duke dëshmuar kundër tij. Situata e Tinës është shumë e ndërlikuar, pasi la burrin e parë vetëm për Elidonin. Ajo është kthyer te prindërit e saj pas 9-vitesh, pasi më herët nuk lejohej nga Elidoni.Elentina ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka treguar se Elidoni i kërkonte ta lane vajzën dhe ajo mendonte se e bënte si baba.“Ai “kapte” vajzën sa herë unë largohesha nga shtëpia. Nuk e kisha kuptuar.

Më kërkonte të lante vajzën, mendoja se e bënte si baba. I kërkova të vizitoja vajzën te gjinekologu sepse pashë diçka, nuk më lejoi. Vajza erdhi dhe më tregoi te puna, më pasi i tha motrës sim. Elidoni e pranoi se përdhunonte vajzën time pasi i ballafaqova”, tha ajo.

Nëna e 13-vjeçares ka shtuar se Elidoni nuk e lejonte të qëndronte shumë me djalin e saj, pasi nuk e donte.“Jam shumë e shkatërruar. Kur më mori në telefon motra e më tha a nuk e kuptove se burri të përdhunon vajzën. Kur më erdhen te puna i thashë vajzës ‘ça po shpik”. Më tha e di që sdo me besoje, dhe Elidoni më kërcënonte: “Do të të ther mamin, do të të largoj nga vëllai”. Elidoni erdhi te puna e më pyeti ku e ke vajzën, e gënjeva se mund të kuptonte ndonjë gjë. Vajzën e kisha aty, por i thashë po merret me detyrat e anglishtes. Pastaj fola me vajzën, e më tha më bëj kamer të shohësh se po them të vërtetën. Kur shkova në shtëpi, mendova më gjatë.Elidoni më tha çfarë ke për të thënë. I thashë mos ke t’i ndonjë gjë për të më treguar. Pastaj nisa duke folur për lajmet që dëgjojmë për përdhunimet e njerkut e më thotë: “Mos po thua se kam shkuar me vajzën”. Ti po e ke bërë thuaj, i thashë”, vijoi Tina. Kjo e fundit tregon se ka pyetur vajzën se si nisi dhe ajo i ka thënë: “Ka nisur duke e prekur në gjëra intime dhe i thashë rri larg”.“Vajza thotë se në moshën 9-vjeçare ka nisur me ngacmime me duar , e në moshën 10-vjeçare ka nisur përdhunimi. Kur unë ikja në punë ai mbyllte derën me çelës dhe më i thoshte vajzës të hesht, po fole do të të vras. Kam parë pika gjaku, i thashë a të kanë ardhur periodat, e më thoshte jo. Kur i thosha ndonjë gjë vajzës, ai thoshte lëre vajzën, pse do ta largosh nga unë, t’i thuash se nuk jam babai i saj?”.