Helikopteri i Forcave të Armatosura ulje emergjente në stadiumin e qytetit të Sarandës
Helikopteri i Forcave të Armatosura ka bërë pak caste më parë një ulje emergjente në stadiumin e qytetit të Sarandës.
Helikopteri ka transportuar një të sëmurë drejt Spitalit “Nënë Tereza” në Tirana.
Mësohet se pacienti ka pësuar një atak kardiak dhe është thirrur me urgjencë helikopteri.
Ardhja e helikopterit të Forcave të Armatosuara lidhet me kushtet e motit, të cilat e kanë pamundësuar transportin e pacientit me helikopter të ministrisë së Shëndetësisë dhe është dashur thirrja e helikopterit të Forcave të Armatosura.