Djali i lidhur me adoleshenten në Sarandë, në histori dashurie edhe me një 37-vjeçare

Blerina M. 37 vjeç  me origjinë nga Përmeti, nënë e dy vajzave, në vitin 2016 ndahet nga bashkëshorti dhe krijon një lidhje dashurie që përfundon në fejesë me Gentjan Ruçin.

Pas dy viteve bashkëjetese në ishullin grek Zakyntho, i riu nga Saranda i kërkon asaj që të zhvendoset në Itali në zonën e Massa Carrara dhe të strehohej tek miqtë e tij rumunë në zonën ku kishte jetuar për disa vite vetë.

Këto janë fotot e Gentjan Ruçit me të fejuarën dhe mesazhet e dashurisë të shkëmbyera mes tyre në rrjetet sociale.

“Unë gjithashtu mund të vdes, por gjithmonë të jem afër jush”.

Aktualisht e fejuara Gentjanit është e strehuar në shtëpinë e një familje me origjinë nga Malësia e Madhe, pasi me rumunin ndodhi një konflikt që e detyroi atë të dilte nga banesa.

Ne tentuam të kishim një reagim nga e fejuara dhe Gentjani për të gjithë historinë mes tyre dhe historinë me të dashurën e të fejuarit. Por asnjëri prej tyre nuk pranoi të fliste.

Gentjan Ruçi kishte ndërkohe një histori paralele të cilën në momentet e para refuzoi t’ia tregonte të dashurës 17-vjeçare.  Kjo e fundit e merr vesh vetë për ekzistencën e saj dhe e telefonon duke i kërkuar që të shkëputej nga Gentjani pasi tashmë ai i përkiste asaj.

Por Prokuroria mund të provojë dhe mesazhet e shkëmbyera mes Gentjanit dhe 17-vjeçares ku ai pranon fejesën dhe pranon se ishte i dashuruar me Blerinën.

Adoleshentja tashmë është nën përkujdesje të specializuar në një qendër rehabilitimi në kryeqytet. Dy prokurorët  e çështjes, për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, kanë kërkuar një ekspertim psikologjik për vajzën si dhe disa ekspertime të tjera mjeko – ligjore.

Zbulohet e shkuara e errët e të dashurit të 17-vjeçares së abuzuar seksualisht

Gentian Ruçi rezulton të jetë person me precedent penal në vendin tonë. 34-vjeçari, i cili njihet edhe me emrin Denito Ruçi, është dënuar dy herë me vendim gjykate.

Më 2 Dhjetor 2005, Gentian Ruçi është shpallur fajtor nga Gjykata e Sarandës për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Në atë kohë vetëm 19 vjeç, gjykata e dënoi atë me gjobë 1 milion Lekë të vjetra.

Sipas vendimit të siguruar nga emisioni “Uniko”, Gentian Ruçi i kishte shkaktuar dëmtime fizike një gruaje, pas konfliktit që kishte nisur për çështje pronësie.

“Më datën 25 Gusht 2005 rreth orës 10:00, e dëmtuara dhe bashkëshorti i saj janë grindur me të pandehurin Gentjan Ruçi për çështje pronësie të një trualli dhe të një fiku. Në grindje e sipër, sipas të dëmtuarës pretendohet që i pandehuri Gentian Ruçi ta ketë qëlluar atë me grushte dhe shqelma duke e shtrirë për tokë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Sarandës.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore u arrit në konkluzionin se gruaja e goditur nga Gentjan Ruçi kishte pësuar hematoma në kokë.

Gjashtë muaj më vonë, Gentjan Ruçi paraqitet sërish në dyert e gjykatës. Tashmë ai dënohet me 2 milionë Lekë gjobë.

Në vendimin gjyqësor, që disponohet nga emisioni “Uniko”, evidentohet se Gentian Ruçi ka qenë në makinë me një shokun e tij, kur xhiruan gomat e mjetit pranë banesës së një qytetari. Ky i fundit reagoi duke i pyetur dy të rinjtë përse bënë këtë veprim.

Ndërsa Gentian Ruçi dhe shoku i tij u kundërpërgjigjën të tensionuar, thuhet në vendimin e gjykatës, duke u grindur me pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij.

Më pas, dy të rinjtë shkuan në shtëpinë e tyre dhe që prej andej shoku i Gentian Ruçit qëlloi me automatik në drejtim të banesës së personit me të cilin u konfliktuan. Gentian Ruçi, ose Denito Ruçi, mblodhi gëzhojat e armës që ranë në tokë për të mos i gjetur policia duke i hedhur në disa shkurre, ndërsa shoku i tij u arratis në drejtim të malit. Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Prokuroria e akuzoi Gentian Ruçin edhe për armëmbajtje pa leje, por gjykata e rrëzoi këtë pretendim pasi nuk u provua, duke e dënuar përfundimisht për prishje të qetësisë publike.

Problemet e Gentian Ruçit me drejtësinë kanë tejkaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Në 5 Gusht 2019, 34-vjeçari kishte kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë përmes fshatit Kakavijë. Ai u kap në Greqi nga autoritetet greke dhe u gjobit, ndërsa në datë 7 Shtator 2019 u deportua drejt Shqipërisë. Emisioni “Uniko” ka mësuar gjithashtu se Gentian Ruçi ka jetuar për disa vite edhe në Itali në provincën Massa-Carrara. E paqartë mbetet arsyeja përse ai është deportuar dhe cilat janë problemet ligjore që ka me autoritetet greke dhe italiane. /klanplus