Fshatit në Delvinë i fshijnë emrin në greqisht, Auron Tare: Respektoni tabelat o udhëtarë, nacionalizmi primitiv s’ka pse trazon njerëzit
Studiuesi Auron Tare bën apel që tabelat rrugore të minoriteteve në Shqipëri të respektohen dhe të mos dëmtohen. Tare shkruan i revoltuar pas fshirjes së emrit në greqisht të fshatit Dhrovjan, në Delvinë.
“4 Janar 2021. Dikush ka fshire mbishkrimin greqisht te fshatit Dhrovjan. Mesiguri ne emer te nacionalizmes. Ne fakt nje komb i kulturuar i respekton ne maksimum te drejtat e minoriteteve. Sa bukur duken tabelat ne shqip ne Molize Piana deli Albanese apo kudo ku ka minoritet shqiptar ne Jug te Italise. Dhrovjani eshte nje nga fshatrat me te bukura ne Shqiperi. 100% minoritar.
Nje fshat qe eshte lene ne harrese me 16 kisha te mrekullueshme. Shtepi te medha dukshem dikur i pasur nga emigracioni. I mbajtur paster me pyje qe nuk jane prere dhe me hauze guri per te mbledhur ujin e shiut”, shkruan Tare ndër të tjera.
Më tej, studiuesi thotë se nacionalizmi primitiv nuk duhet të trazojë njerëz që janë në punën e tyre.
“Nacionalizmi primitiv nuk ka perse trazon njerez qe jane ne pune te tyre dhe kane te drejten ti kene tabelat edhe ne greqisht. Perkundrazi respektimi i ketyre detajeve tregon kulturen dhe tolerancen e nje kombi qe nuk i trembet asimilimit nga ata qe kabe shekuj qe banojne atje. Qe te mos zgjatem me shume respektoni tabelat i udhetare”, përmbyll Auron Tare.