FOTOT/ Çmendet moti, zbardhet plazhi i Borshit
Ndonëse në disa qytete, ditët e para të 2021 kanë qenë me mot të kthjellët, në disa zona të vendit moti nuk është treguar aq bujar.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin bregdetar të Borshit në jug të vendit kanë rënë sasi të mëdha breshri, aq sa e kanë veshur të gjithë plazhin me një shtresë akulli, që e bën të ngjajë sikur ka rënë dëborë.
Breshëri ka rënë me intensitet të madh për rreth 20 minuta, duke shkaktuar dëme të shumta në agrumet e zonës.