Delvinë, Denaj tregon investimet nga rruga e Kalasë, Delvinë-Kardhiq tek lehtësirat fiskale për bizneset e zonës

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, ka zhvilluar këtë të shtunë disa takime në Delvinë.

Denaj ka shpalosur disa nga investime kryesore që do bëhen në këtë qytet.

“Lajm i mirë

Nisin së shpejti me financim të buxhetit të shtetit, punimet për rrugën e Kalasës dhe rrugën Delvinë – Finiq.

Me ndërlidhjen e zonës Fushë – Verri – Kalasë –  Tatzat me degëzimin e rrugës Kardhiq-Delvinë lehtësohet qarkullimi jo vetëm i banorëve, por edhe i produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Një fillim i mbarë për 2021, me synim të nxisim edhe turizmin e agroturizmin në këtë zonë të mrekullueshme”

“Në Delvinë me Kryetaren e Bashkisë, Majlinda Qilimi diskutuam mbi #Buxheti2021 dhe zhvillimin e zonës.

Sipërmarrjet e vogla në Delvinë, ashtu si në gjithë Shqipërinë,  përfitojnë nga lehtësirat fiskale me Tatimin mbi Fitimin zero dhe rritjen e pragut të TVSH-së.

Potenciali i tyre, ashtu sikurse edhe ai turistik i zonës janë themelet e zhvillimit #PërDelvinënQëDuam”, tha Denaj.

Më tej Ministrja e Ekonomisë dhe Financave nuk e fsheu dhe kënaqësine gjatë takimeve që pati me banorët e Delvinës.

“Edhe pse një ditë e ftohtë mesjanari, rrugëve të qytetit të Delvinës takon njerëz që të ngrohin zemrën;

Të rinj që më flasin për ndryshimin;

Punëtorë që ju rrinë në kokë punëve të nisura;

Më të vjetrit që gjthmonë të japin këshilla të mençura e duhet t’i dëgjojmë me vëmendje;

Dhe zonjat e papërtuara delvinjote, që nikoqirisin aq mirë familjen e ia dalin edhe në ditë të vështira”, nënvizoi Anila Denaj. /Sarandanews.com/