U shtir si motra e viktimës Klodjan Rasha, por ajo jeton në Konispol
Gjatë protestës që u zhvillua ditën e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha një ditë më parë, nxori në skenë edhe Sibora Rashën, e cila u hoq në mikrofonin e të gjitha mediave që po ndiqnin live protestën se ishte motra e viktimës. Me dhimbje dhe lot në sy ajo kërkoi që të vihej drejtësi.
Por një qytetar ka shkruar në një adresë të Shqiptarja.com ku thotë se në fakt vajza që ka folur për mediat, mes tyre edhe në mikrofonin e Report Tv, në fakt është një shtetase me iniciale B.S. nga Konispoli.
Ndërkohë që familja e viktimës është nga Dibra.
Pas këtij denoncimi nga verifikimet tona në gjendjen civile rezulton që Viktima nuk ka motër, por vetëm një vëlla.
Nuk dihet se pse ka ndodhur kjo gjë nga vajza në fjalë dhe pse ajo është hequr si motra e viktimës Klodjan Rasha, por kjo cilësohet si një krim i dytë për familjen e të ndjerit.