Dyshohet se është nga Saranda, në protestë u prezantua si motra e Klodjan Rashës

Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar drejtësi për vrasjen  nga policia të Klodjan Rashës, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.

Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore.