Testet e shpejta në Sarandë, nga 18 teste 7 rezultuan pozitiv
Nisi ditën e mërkurë mjediset e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë aplikimi i testeve të shpejta anti-Covid.
E veçanta e këtij aplikimi është fakti se me aplikimin e këtij testi, përgjigja del pas 15-20 minutash.
Në ditën e parë 18 pacientë iu nënshtruan aplikimit të testit të shpejtë. Nga këta 18 persona 7 prej tyre rezultuan pozitiv.
Kjo tregon se edhe në qytetin tonë tanimë virusi ka gjetur terren pasi shifrat e rasteve pozitiv çdo ditë tregojnë rritje.
Ditën e mërkurë në Sarandë pati 28 raste pozitivë, duke shtuar edhe 7 rastet e testeve të shpejta shifra shkon në 35 persona pozitivë.