Paketa Fiskale, pjesë përbërëse e Buxhetit të Bashkisë Delvinë për vitin 2021

Paketa Fiskale për vitin 2021, paketë kjo që është pjesë përbërëse e Buxhetit të Bashkisë Delvinë, vjen më ndryshe dhe më e lehtësuar nga ajo e vitit 2020. Në detaje Paketa Fiskale e 2021 përmbledh:

▪ Miratimi për taksën e pasurisë të ndara sipas Njësive Administrative Delvinë dhe Vergo sipas metodologjisë së re të vlerësimit;

▪ U miratuan përjashtimet nga taksa e ndërtesës:

▪ Për familjet, që janë në ndihmë ekonomike ku ligji i përjashton nga taksa e ndërtesës, kurse si Bashki u miratua për përjashtim edhe për tarifat e pastrimit, ndriçimit, gjelbërimit etj.

▪ Për familjet që kanë qënë përfitues nga ligji për taksën e ndërtesës dhe janë larguar nga jeta,pasardhësit të paguajnë taksën e ndërtesës dhe të përjashtohen nga tarifat e
shërbimit publik;

▪ Për tokën bujqësore taksa nuk ka ndryshuar;

▪ Në përgjithësi tarifat e taksat ndaj subjekteve tatim
paguese nuk kanë ndryshime, as ngritje apo ulje të detyrimit

▪ U shtua institucioni i ankimit për subjektet tatimpaguese dhe familjarët të ndryshëm për taksat;

▪ Për zonat periferike, ku si Bashki nuk ofrojnë
shërbime publike, familjet të paguajnë vetëm tarifën publike, familjet të paguajnë vetëm tarifën e ndriçimit, pravetëm 200 lekë nga 800 lekë, që është vlera totale.