Nga sot Saranda dhe i gjithë vendi në karantinë prej orës 20:30 – 06:00

Nga sot nuk ka më liridalje pas orës 20:30 të mbrëmjes. Ditën e sotme në vend hyjnë në fuqi masat shtrënguese dhe orari i ri i lëvizjes, prej orës 20:30 – 06:00.

Vendimin për shtrëngimin e masave u njoftua lak ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët u shprehën gjithashtu se qytetarët duhet të ruajnë veten dhe të shmangin grumbullimet gjatë festave të fundvitit.

Kufizimi i lëvizjes do të qëndroj deri më 4 janar, dhe më pas do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00.

Të gjithë ata që dalin pa një leje të posaçme do të gjobiten sipas aktit normativ.

Sot gjithshtu do të mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet dhe do të rihapen më 11 janar, duke shënuar pushimet më të gjata dimërore.