Në karantinë, 66 të vdekur dhe 476 raste të reja me koronavirus në Greqi

Greqia është duke u përballur me shifra të larta të prekurish dhe të vdekurish nga koronavirusi edhe pse vendi ka hyrë në një karantinë strikte.

Autoritetet raportojnë për 66 persona të vdekur si edhe 476 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa gjendja vijon të jetë problematike në spitale.

Raportohet se në spitale janë 467 pacientë të intubuar, jeta e të cilëve është në rrezik.

Greqia numëron rreth 136 mijë raste të reja me koronavirus, ku 52.4 për qind janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra.