Luiza e Postës në Sarandë, një nga punonjëset më të përkushtuara në shërbim të qytetarëve

Faqa zyrtare e Postës Shqiptare ka ndarë pamjet nga puna e një prej punonjësve të Postës në qendër të Sarandës.

“Luiza është një nga punonjëset më të përkushtuara të Zyrës Postare Qendër në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ajo i është bashkuar stafit të Postës Shqiptare 16 vite më parë dhe çdo ditë mirëpret në sportelin e saj universal klientët tanë të cilët kryejnë shërbime pranë kësaj zyre”, nënvizon Posta Shqiptare. /Sarandanews.com/