Ish deputeti i LSI-së për Vlorën: Duam Qeveri teknike me Ramën
LSI ka dalë hapur dhe kërkon një Qeveri teknike me Ramën.
Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj, ka deklaruar se qeveria teknike është mundësia e fundit e kryeministri Rama.
Ai shkruan se ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar se kreu i qeverisë ka humbur mbështetjen e shtresave popullore dhe për këtë duhet të reflektojë menjëherë dhe thellë.
“Shansi i fundi i Ramës, qeveria Teknike. Ngjarjet e ditëve të fundit që kulmuan me dorheqjen e ministrit të brendshëm treguan qartësisht se kjo qeverisje e ka humbur:
* Mbështetjen e shtresave popullore përçka duhet të reflektoj shpejt dhe thellë.
* Nga ballafaqimi të forcës së vitalitetit dhe energjisë së rinisë Shqiptare dhe Policisë autokrate dhe prepotente të Gjeneral Lleshit u pa qartë se kush ishte fituesi.
* U vërtetua fjala e presidentit Ilir Meta: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi.
Personalisht kam menduar që ministri Lleshi i cili nuk ishte provuar ne asnjë betejë luftarake si Gjeneral gjatë jetës së tij dhe kishte mbetur në nivelin e studimeve skolastike, ishte vendosur në vendin e gabuar pasi koncepti i tij militar apo thënë ndryshe i çizmes nuk kishte asnjë lidhje organike me ministrinë e brendëshme e aq më tepër me misionin e policisë e cila ka 30vite që përballon trazirat e tranzicionit të vështirë e të gjatë shqiptar.
E vetmja cilësi e mirë e Gjeneralit ishte bindja absolute ngaj Kryeministrit që nuk u lëkund në asnjë çast dhe për këtë meriton vlersim” – shkruan Çelaj.
Më tej, ish-deputeti shkruan se në rrethanat e tanishme ku ndodhet vendi dhe kryeministri Rama, zgjidhja e vetme e tij është qeveria teknike si mundësi e fundit për rehabilitimin e kreut të qeverisë.
Qeveria teknike sipas Çelajt do sjellë stabilitet politik e social, si dhe do garantojë zgjedhje të pranuara në 25 prill 2021.
“Gjithësesi këtu nuk po flasim për fatin e ministrave që vijnë dhe ikin por për fatin e Shqipërisë i Cili është përgjegjësi e burrave të shtetit në rangun e të cilëve tenton ta mbaj veten Rama dhe që për shkak të pozicionit i takon ta bëj si mundësia e fundit që ka për të lënë gjurmën pozitive si kryeministër.
Kushdo që lexon këto rreshta dhe që sheh me dyshim figurën e diskretituar të kryeministrit aktual që ka uzurpuar të gjitha pushtete, ka bllokuar drejtësinë, ka ndryshuar edhe kushtetutën për të rimarr pushtetin edhe pas 2021 mund marri si utopi mendimin tim por unë mendoj se rrethanat aktuale po i japin Ramës shansin e fundit për tu rehabilituar si figurë politike duke krijuar një tryezë kombëtare me opozitën për krijimin e një qeverie teknike që me siguri do sjelli stabilitet politik dhe social dhe do garantoj zgjedhje të gjithë pranuara në 25 Prill 2021” – mbyll reagiimin Çelaj.