FOTO SKANDALI/ Si thyejnë masat anti-Covid Bujar Leskaj dhe Hariz Mema
Drejtuesi politik i PD për qarkun Vlorë Bujar Leskaj dhe kreu i PD Sarandë Hariz Mema, vijojnë të thyejnë rregullisht masat anti-Covid.
Në një takim të ditës së sotme me grup seksionet nr.13 dhe Markat, shihet një grumbull njerzish ngjitur me njëri-tjetrin ku askush nuk mban maskë mbrojtëse, që nga Leskaj dhe Mema të parët.
Ky është një shembull i turpshëm për këta drejtues politik që dhe pse situata e Covid mbetet kritike, ata vijojnë të nxisin njerizit për mos respektim të masave.
Kujtojmë që sot nē Sarandë janë rregjistruar 27 raste të reja dhe prej ditësh situata është shqetësuese. /Sarandanews.com/