Italia drejt rimëkëmbjes. Ulen ndjeshëm vdekjet nga Covid 19 në 24 orë

174 persona kanë vdekur përgjatë24 orëve të fundit në Itali  si shkak i koronavirusit,duke e çuar  numrin total të të vdekurëve mbi 28 mijë.

Numri total i viktimave arrin në 28,884 persona, duke e bërë Italinë shtetin më të goditur nga pandemia pas SHBA-ve.

Buletini i 3 prillit

Numri i rasteve të reja është rritur me 1.389 persona duke e çuar në 210.717 numrin total të të prekurve  nga Covid-19. 81.654 është numri i personave të shëruar plotësisht.