DRSHTRR Sarandë në gjëndje të mjerueshme, Gonxhe: Këto ditë nisim ndërhyrjen rikualifikuese
Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë, shumë shpejt do t’i nënshtrohet rikualifikimit, për t’u ofruar kushte moderne shërbimi qytetarëve.
Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, duke publikuar foto nga puna të këtij objekti që siç duket është në gjëndje të mjerueshme, LSI-në për këtë gjëndje të turpshme të kësaj drejtorie.
“Fotot nga DRSHTRR Sarandë ku këto ditë do të nisim ndërhyrjen rikualifikuese!
Mos u çudisni, ky qe standardi i shërbimit që na lanë ata që këtë sektor mezi e dorëzuan në fund të 2017-ës e që sot udhëheqin protestat për t’u rikthyer, për ta qeverisur kështu, si në këto foto, shtetin, publiken e Shqipërinë!
Në as 3 vjet, me tërmet e pandemi, e me këtë qamet katandi e trashëgimi, sot na kërkojnë edhe llogari!!! Turp!!!”, shprehet Blendi Gonxhe. /Sarandanews.com/