Dëgjesa publike mbi “Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor”, Gurma: Faleminderit qytetarëve  që u bën pjesë e këtij proçesi të rëndësishëm

Kryebashkiaku i Sarandës ka zhvilluar sot një dëgjesë publike mbi “Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor”.

Adrian Gurma ka falenderuar grupet e interesit e qytetarëve që u bënë pjesë e diskutimeve dhe sygjerimeve, propozimet e vërejtjet e tyre nē lidhje me këtë proçes

“Organizuam sot dëgjesën publike mbi”Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor” ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë.

Falemiderit grupeve të interesit e qytetarëve që u bënë pjesë e diskutimeve dhe që me sygjerimet,propozimet e vërejtjet e tyre nē lidhje me këtë proçes,kontribuojnë duke na e lehtësuar misionin për reflektimin dhe adresimin e saktë të të gjitha problematikave të hasura në përditshmërinë tonë,si dhe tejkalimin e tyre nëpërmjet materializimit në vijim të këtij proçesi dinamik dhe mjaft të rëndesishëm për të gjithë”, shprehet Adrian Gurma. /Sarandanews.com/