Sarandë: Arrestohet 40 vjeçari, drejtonte një motomjet pa targa

Policia Rrugore ne Sarandë, në vijim të kontrolleve në akse të ndryshme rrugore, arrestoi në flagrancë shtetasin Th. K., 40 vjeç, banues në fshatin Dhivër, Finiq, pasi është kapur në aksin rrugor Sarandë-Vrion, duke drejtuar një motomjet pa targa, pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Për të shmangur masën administrative, 40-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar atyre një shumë parash.