Bindja Demokratike takim në Sarandë, mes tyre edhe ish deputeti Dashamir Tahiri
Bindja Demokratike ka zhvilluar një takim me strukturat e saj në qytetin e Sarandës.
Drejtuesi i Bindjes Demokratike ka qenë i shoqëruar në këtë takim nga ish deputeti Dashamir Tahiri, i cili është bashkuar me këtë forcë pas përjashtimit të emrit të tij nga listat konkuruese të Partisë Demokratike.
Bindja Demokratike përfaqësohet në Këshillin Bashkiak të Sarandës me përfaqësuesin e saj Ibrahim Barjami, i cili drejton këtë forcë në Sarandë prej themelimit të saj.