Aksident në Vlorë, 18-vjeçari transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas dëshmive, dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën.

Si pasojë drejtuesi i një automjeti tip “ford”, 18-vjeç, është transportuar urgjentisht në spitalin e qytetit bregdetar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tha se aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë,.

Një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.