Arrestohet 18- vjeçari në Sarandë, drejtonte motorrin pa patentë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. N., 18 vjeç, banues në Shëndëlli.

Arrestimi i tij u krye pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.