Adrian Gurma, Hariz Mema dhe Alket Hyseni urojnë besimtarët për Krishlindje
Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.
Një festë që festohet dhe në Sarandë.
Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, deputeti zonëe Alket Hyseni, si dhe kreu i degës së PD Hariz Mema kanë uruar besimtarët për festën e Krishlindjeve.
“Gëzuar! Shëndet e mbarësi për familjet tuaja!”, shkruan Gurma.
“Miqtë e mi,
Krishtlindje të gëzuara, mbarësi e çdo të mirë iu uroj në familjet tuaja!
Në këto kohë të trishta, tërmeti më parë dhe Covidi aktualisht, edhe pse kanë zbehur gëzimin e këtyre festave, nuk kanë aq fuqi sa ta vrasë shpresën tonë për harmoni njerëzore e një të ardhme më të mirë.
Le të na shërbej Krishtlindja në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”, uron kreu i PD Sarandë Hariz Mema.
“Gëzuar Krishtlindjet! ?❄️❤️”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/