Sarandë, 2 gjyqtarë dhe sekretarja pozitiv me koronavirus
Nga 19 personat e raportuar gjatë ditës së sotme me coranavirus në Sarandë, 3 prej tyre janë në Gjaykatën e Sarandës.
Burime bëjnë të ditur se të nfektuar me koronavirus rezultojnë 2 gjykatës dhe 1 sekretare e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Nisur nga kjo situatë, është vendosur:
Pezullimi i veprimtarisë dhe sherbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkak të situatës së krijuar nga infektimi i punonjësve me virusin Covid19 për një periudhë të pacaktuar duke filluar nga data 11.11. 2020 deri në një vendim të dytë, me përjashtim të veprimtarisë dhe sherbimeve gjyqësore që lidhen me cështje të natyrës së ngutshme ( cështje penale dhe civile për të cilat dispozitat proceduriale parashikojnë se duhet vendosur brenda 14 ditëve nga regjistrimi i cështjes në Gjykatë)si dhe për cështje penale në të cilat afatet e paraburgimit janë në përfundim.