Covid-19 në Greqi/ Ulet numri i infektimeve por rriten viktimat

Ditën e sotme, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi njofton për 1,698 raste të reja me Covid-19, një numër më i ulët krahasuar me 2,835 infektime regjistruar një ditë më parë.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 392 pacientë janë të intubuar, ndërsa 71 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Kujtojmë se një ditë më parë Greqia raportoi për 38 viktima.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i infektimeve në Greqi shkon në 74,205 , ndërsa ai i viktimave në 1,106 persona.