Rama nga Vlora sulmon Leskajn: Përse e doni? Ta shtrojë me raki dhe qofte

Para qytetarëve të Vlorës, Edi Rama u tregoi arsyet se përse e do një mandat të tretë në qeveri. Në fjalën e tij, ai sulmoi atë që pritet që të jetë drejtues politik i PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskajn, ish-kryetar i KLSH-së dhe ministër i qeverisë Berisha, i cili pritet që të kandidojë në zgjedhjet e 2021.

Pse na duhet mandati i tretë? Sepse në anën tjetër është sikur ishte, imagjinoni ju që Luli, që ta bëjë edhe anën tjetër si kjo. Jo vetëm që nuk do ta bëjnë por do ta shtrojë Leskua (Bujar Leskaj) këtu me raki dhe qofte dhe do ta bëjnë ansambël polifonik të Vlorës

Kush do i bëjë Leskua, apo Luli, apo Monika të vijë të bëjë teqe, që të futeni të shihni filxhan të mbroheni nga covidi. Imagjinoni të marrë Monika spitalin ca bëhet, hiqni përparëset e bardha dhe shtrihuni këtu për abdesin, jo atë të besimtarëve, por të tregosh xhepat. Kush do ti bëjë këto (investimet) Leskua, se mirë atë Agron Shehajn ua morën, se ai i bënte me call center këto punë.

Më përpara futeshe brenda në orën 6, se bije në gropë, tani Vlora sot është bërë me jetë nate, për familjarë, për të rinjtë dhe këto nuk janë fasada. Lungomare nuk është fasadë, ka ndryshuar ekonominë lokale” tha ai.