Rama jep alarmin: Do përballemi me një dimër të vështirë, vala e dytë është më e egër

Kryeministri Edi Rama tha sot në “Open” se Shqipërinë e pret një dimër i vështirë për shkak se dhe sezoni i gripit është nëpër këmbë.

Kryeministri tha se numrat mund të rriten shpejt, duke bllokuar sistemin për shkak të burimeve njerëzore, por është një skenar shumë i largët.

Ndër të tjera, Kreu i Qeverisë u shpreh se nuk mendon për një mbyllje të dytë, pasi shumë vende që kanë rritje shifrash nuk kanë bërë mbyllje si ajo e para.

Vasili: I pret një dimër i vështirë shqiptarët?

Rama: Po një dimër i egër, dhe vala e dytë siç kanë paralajmëruar ekspertët do jetë më e egër.

Deri tani jemi në një situatë që nuk është as mes më alarmanteve në kontinent, as e lehtë, është situatë në kontroll po të shohim numrat dhe kapacitetet. Sezoni i gripit është aktua.

Numrat mund të rriten me shpejtësi dhe mund të bllokojnë kapacitetet, sepse s’ka kapacitete s’ka burime njerëzore.

Unë nuk dua të besoj se një mbyllje tjetër e përgjithshme, në fakt edhe vendet e tjera që kanë rritje, nuk bëjnë mbyllje si ato të radhës së parë.

Mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, mbajmë maskat dhe distancat, kemi në dorë shumë.

Presidenti i porsazgjedhur ka thënë se duke mbajtur maskat mund të shpëtojmë 100 mijë jetë, dhe ndërkohë ka thënë se duhet të përgatitemi për 200 mijë vdekje të tjera.

Është e pamundur që çdo gjë të shkoj vaj me këtë sëmundje.