Përmet, kryebashkiakja Alma Hoxha infektohet me Covid-19

Kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha, është infektuar me koronavirus.

Është vetë znj. Hoxha që konfirmon lajmin.

“Të nderuar bashkëqytetarë!

Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetëizoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve.

Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shpret Alma Hoxha. /Sarandanews.com/