Romeo Çakuli merr mbështetjen e banorëve të Navaricës: Njeriu i duhur për të vijuar rrugën e investimeve

Kandidati i Partisë MEGA Romeo Çakuli, së bashku me Blendi Klosin, Anila Denajn, Niko Kurin, dhe Kristo Kiçon zhvilluan një takim me banorët e Navaricës.

Në takim ishin të pranishëm thujse të gjithë banorët e kësaj zone, të cilët falenderuan punën e kryer në këtë fshat.

Ata shprehën mbështetjen dhe ndaj kandidatit Romeo Çakuli, si njeriu i duhur për të çuar përpara investimet e nisura.

“Në një klimë tejet pozitive takimi u zhvillua në Navaricë, me pjesëmarrjen e gjithë banorëve të fshatit, në prani të kryetarit të Partisë MEGA dhe kryetarit aktual të bashkisë Finiq, Kristo Kiço, drejtuesit politik të qarkut Vlorë të Partisë Socialiste, Z. Blendi Klossi, deputetit Niko Kuri dhe deputetja znj. Anila Denai.

Në veçanti kryetari i bashkisë dhe të gjithë banorët falënderuan ngrohtësisht deputetët dhe kryetarin e bashkisë për kontributin e dhënë në shtrimin e aksit rrugor “Dermish- Rumanxë – Navaricë ” 4 km të gjatë, ku së shpejti pritet të shtrohet shtresa e dytë asfaltike.

Ata më shprehën mbështetjen e plotë, duke votuar nr. 3 në fletën e votimit, në zgjedhjet e ardhshme bashkiake të 14 majit 2023, në mënyrë që të vazhdojë rruga e investimeve në vendin tone”