Nga bllokimi i vizave për bashkim familjar tek shërbimet konsullore në ishuj, Cakaj u përgjigjet shqiptarëve në Greqi: Po komunikojmë me palën greke
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi sot një interpelance me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi.
Ministri Cakaj, lidhur me problematikat që ngritën shqiptarët në Greqi, tha se këto muaj kanë ardhur për shkak të kufizimeve që janë vendosur ndikuar nga pandemia e Covid-19.
“Kemi bërë një riorganizim të plotë të ambasadës, dyfishin i stafit për cështje konsullore, është rritur numri i operatorëve, masa të tjera sigurie dhe disa masa të tjera që kanë ndikuar në eficiencën e sistemit”.
Sipas Cakajt, sot për aplikim për pasaportë ose kartë ID “nuk pritet më 6-7 muaj si më herët por kemi arritur rezultat të paprecedentë ku data merret për 3-5 ditë maksimumi”.
Sa i takon problemit të bllokimit të dhënies së vizave për bashkim familjar, dhe fakti që shtetas shqiptarë me pasaportë biometrike nuk hyjnë dot në territorin grek, ministri Cakaj theksoi se për këtë çështje është duke u komunikuar me palën greke që të nisë dhënia e vizave.
“Bashkimi familjar nga pezullimi i vizave, ka shkaktuar pakënaqësi e frustrim, e mirëkuptojmë këtë situatë por jemi duke jetuar në rrethana të jashtëzakonshm, ku një numër shërbimesh ofrohet në varësi të rekomandimeve shëndetësore, ne s’mund të ndryshojmë masat për vendimet që ka marrë Greqia për këtë cështje por sqarojmë se s’janë masa ekskluzivisht për Greqi në se një numër i vendeve të BE aplikon të njëjtat masa dhe s’janë masa vetëm për shqiptarët. Po komunikojmë për të nisur sa më parë me lëshimin e vizave që mundësojnë bashkimin familjar”.
Ministri Cakaj u përgjigj dhe për shqetësimet që kanë shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë dhe kanë problem kohën dhe shpenzimet që u shkakton vajtja deri në Athinë për të marrë shërbim konsullor.
“Shqetësimit të ishujve nga Kreta eRrodos, e para ne po shqyrtojmë mundësinë e hapjes së një përfaqësie konsullore në Kretë me gjithë kapacitetet e kufizuara që ka në këto rrethana ministria.
Kreta do shikohet me prioritet por kjo s’do të thotë që deri në celjen e kësaj përfaqësie që të mbetemi pasiv se kemi një marrëveshje me aleatin ku ekipet moblie do vijnë të japin shërbimet konsullore në Kretë dhe Rodos.
Arsyeja pse është shtyrë ardhja e skuadrës teknike nuk lidhet me interesimin e qeverisë shqiptare atje por nga rrethanat e pandemisë
Në ambasadën tonë në Athinë është emëruar një diplomat apo koordinator për shqiptarët në Greqi që është ngarkuar ekzkluzivisht me detyrën e komunikimit me gjithë komunitetin shqiptar atje dhe kjo do kontribuojë jo vetëm në adresimin e cështjeve tuaja por dhe në komunikimin mes nesh”.