Lungomare 2 në Vlorë/ Po merr formë një tjetër hapësirë publike fantastike me plazh me 5 yje
Lungomare 2 në Vlorë po merr formë, si një tjetër hapësirë publike fantastike, me një plazh me 5 yje, me pishinë olimpike dhe pishinë për fëmijë, si edhe shëtitoren që lidh pa ndërprerje Skelën me Ujin e Ftohtë.
Kryeministri Edi Rama solli sot një video nga ky kantier punimesh, që po realizohet sipas projektit të ideuar nga arkitekti i famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i LungoMare1 dhe i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.
Rama tha se ky arkitekt së shpejti do të prezantojë edhe projektin e Sheshit të Flamurit.
“Mirëmëngjes dhe me Vlorën, ku po merr formë LungoMare2, me zgjatimin e shëtitores, përmes një plazhi publik me 5 yje, me dy pishina, një për të rritur e një për fëmijë, sipërfaqe ranore, parkim nëntokësor dhe një shkallare spektakolare, sipas projektit të ideuar nga arkitekti i famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i LungoMare1 dhe i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, i cili së shpejti do të prezantojë edhe projektin e Sheshit të Flamurit, ju uroj një të diel të bukur”, tha Rama.