Kush është vrasësi i policit në Lazart që OFL i kërkoi llogari për pasurinë

Barjam Boçi, është një prej subjekteve që iu dërgua sot formulari i vetëdeklarimit të pasurisë sot nga OFL.

Boçi është i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa ndodhet prej vitesh në arrati.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e policit në Lazarat më 24 qershor të viti 2015, ku Boçi ishte pjesë e grupit që qëlluan në drejtim të Policisë.

Barjam Boçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.