Komisioni Disiplinës: Gjobitet Butrinti, pezullohet lojtari i U-19 Indrit Sejko

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për ndeshjet e javës së fundit.

Klubi i Butrintit është gjobitur me 100.000 mijë lek gjobë.

Gjithashtu, dhe lojtari i Butrintit U-19 Indrit Sejko është pezulluar me 2 ndeshje.

“KF Butrinti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Butrinti U-19, Indrit Sejko, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës. /Sarandanews.com/