Greqi, ulen infeksionet nga Covid-19, vendi nën kufizime të rrepta
Greqia vendosi kufizime në pikat hyrëse tokësore që nga dita e djeshme, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes Civile për Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias, gjatë një konference shtypi mbi pandeminë e koronavirusit.
Hardalias njoftoi se pothuajse të gjitha postat kufitare tokësore do të lejonin hyrjen vetëm për shtetasit grekë dhe kjo midis orëve specifike. Transporti në lidhje me tregtinë do të lejohet pa kufizime, përveç pasagjerëve.
Duke folur mbi normat e infeksioneve, mjekja Vana Papaevangelou tha se në rajonin e Atikës dhe Greqinë Veriore ato po tregonin një tendencë paraprake stabilizimi, por në rajone të tjera si Thesalia ekziston një prirje e vazhdueshme rritjeje.
Papaevangelou, anëtare e komitetit të specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë shtoi se ngarkesa e përgjithshme virale e Greqisë është e lartë dhe këshilloi durim lidhur me kufizimet dhe masat shëndetësore.
“Është një gabim i madh të ulësh vigjilencën vetëm sepse dikush në rrethin tonë të ngushtë ka mbijetuar me simptoma të lehta ose pa simptoma”, tha ajo.
“Ky virus është i paparashikueshëm”, shtoi Papaevangelou.