Gjirokastër/ Makina “fluturoi” nga ura, detaje të tjera nga aksidenti i rëndë

Të tjera detaje bëhen me dije nga aksidenti i frikshëm që ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin “Andon Poci” të Gjirokastrës ku një automjet “fluturoi” nga ura duke përfunduar në lum.

Të plagosurit janë banorë nga fshati Picar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta kryesisht në kokë dhe shtyllën kurrizore , ku aktualisht po marrin mjekim pranë spitalit “Omer Nishani”.