FOTO/ Premtimi i Ramës për sarandiotët: Verën e ardhshme ju pret një shetitore perlë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka premtuar  sarandiotëve se verën e ardhshme do të kenë një shëtitore “perlë”, për të bërë xhiro buzë detit.

Në një video që ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale, shihen punimet që po bëhen nga shëtitorja e Sarandës  ku ndër të tjera shkruan se nga një projekt 3D ajo është futur tashmë në rrugën e të bërit realitet.

“MIRËMËNGJES

Të shkosh në Sarandë dhe të mos bësh dot një shëtitje në një hapësirë të gjerë buzë detit? Boll më, koha për ta bërë.

Ju jap fjalën me video që verën e ardhshme ju pret një shetitore perlë.

Hidhini një sy projektit me poshtë, në rrugën nga 3D në realitet”, shkruan Rama.

"Një shëtitore perlë"/ Rama publikon pamjet e